EMRI/ Operacioni “Summer” në Durrës, arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim, shiste kanabis në plazh

schedule10:42 - 15 Korrik, 2024

schedule 10:42 - 15 Korrik, 2024

Në kuadër të operacionit “Summer” në Durrës, është arrestuar nga policia 20-vjeçari Orgito Mema, i cili është mbajtur në vëzhgim prej 60 ditësh.

Mësohet se disa ditë më parë, ai ka shitur një porcion lëndë narkotike kanabis të ambalazhuar në qese pranë shezlloneve në plazhin Iliria, në lagjen 13 Plazh në Durrës/

I riu e ka shitur këtë sasi kundrejt vlerës 1000 lekë të reja.

Njoftimi i Policisë:

Shkon në 16 numri i shtetasve të ndaluar në kuadër të operacionit “Summer”, i zhvilluar 1 javë më parë.

Kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Më herët, gjatë operacionit u vunë në pranga 15 shtetas dhe u sekuestruan 5 armë zjarri, 1 armë gjahu, municion luftarak, qindra doza të lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis, 7 automjete, 20 celularë, peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar veprimtaritë kriminale.

Si rezultat i kontrolleve që po kryhen në vijim të operacionit “Summer”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët nuk u gjetën në banesat e tyre gjatë operacionit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve, bazuar në inteligjencën policore, kanë lokalizuar dhe arrestuar njërin prej shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, konkretisht:

Orgito Mema 20 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Operacioni vijon për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!