Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Në makinë me Gilmando Danin, i plagosuri agjent i AMP, në gjendje të rëndë të Trauma

schedule15:38 - 11 Nëntor, 2025

schedule 15:38 - 11 Nëntor, 2025

TIRANË- Një atentat mafioz ndodhi mesditën e kësaj të martë në aeroportin e Rinasit. Drejt një automjeti u qëllua me breshëri plumbash. Për pasojë humbi jetën Gilmando Dani dhe një person u plagos. Viktima Gilmando Dani, njihet edhe si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit.

Ndërsa i plagosuri është identifikuar si Muçi Shaljani (Sheqeri). I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë te Trauma. Ndërsa dyshohet se Muçi Shaljani është agjent i Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gazetarja Xhoana Çallaku tha për ABC News se 42 vjeçari Shaljani, i cili mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës. Sipas burimeve brenda spitalit, 42 vjeçari ndodhet i intubuar, dhe nën monitorim intensiv nga bluzat e bardha, pasi ka plagë të rënda në kokë. Të cilat dyshohen me armë zjarri. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!