Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Në kërkim për vënie tritoli dhe dhunë, arrestohet shkodrani

schedule09:53 - 8 Janar, 2024

schedule 09:53 - 8 Janar, 2024

SHKODËR- Një 28-vjeçar, i identifikuar si Seadet Myftija është vënë në pranga të Policisë në Shkodër.

Ai dyshohet se është përfshirë ne vepra të rënda penale. Sipas policisë, 28-vjeçari është person i  dyshuar për shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me mjete të forta, plagosje me dashje dhe vjedhje.

Nga hetimet e kryera, në maj të vitit të kaluar, i riu ka goditur me sende të forta një person dhe ka shkatërruar automjetin e tij.

Një muaj më vonë, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se ka vënë lëndë eksplozive në portën e banesës së një shtetasi dhe ka vjedhur motomjet./ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!