Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 66-vjeçarin Nosh Qukaj, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.
66-vjeçar u shpall në kërkim 3 ditë më parë në kudër të megaoperacionit “Territori i Pastër”, pasi gjatë një aksioni u zbulua në banesën e tij 8 kg e 256 gramë cannabis në formë boçeje.
Ndërkohë policia është në kërkim është edhe djali i 66-vjeçarit pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/