Finalizohet operacioni i koduar “Cooperation”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me FAST Albanian.
Mësohet se në pranga ka rënë 47-vjeçari Luan Llanaj. 47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Barcelonës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët spanjollë, për ekstradimin e 47-vjeçarit./abcnews.al/