Një 22-vjeçar i cili ishte në kërkim është arrestuar nga Policia. Sipas policisë, në muajin dhjetor 2024, Andrea Korriku qarkullonte me automjet, me armë zjarri që dyshohet se do e përdorte për ngjarje kriminale.
Gjatë operacionit të koduar “Parandalimi”, Policia gjeti në automjetin e braktisur, 1 armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Parandalimi”, i zhvilluar në muajin dhjetor 2024.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

