KAVAJË- Me urdhër të SPAK Klodian Kapidani është arrestuar në Kavajë për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit. Prokuroria e Posaçme njoftoi se 39-vjeçari akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Hetimet e SPAK kanë zbuluar se Kapidani ka premtuar dhe ka ofruar shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit.
Sipas burimeve Kapidani ka mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja, i cili u shpall fitues përballë ish-kryebashkiakut dhe kandidatit socialist Redjan Krali.