Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë – Durrës.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka thyer barrierat anësore të rrugës, duke përfunduar më pas në kanal.
Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se është duke u kërkuar ndihma e zjarrfikëses, pasi nuk po nxjerrin dot nga makina shoferin, Erman Dervishi, i cili ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi, 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al