EMRI/ Ky është personi që u vra në Elbasan

schedule22:12 - 17 Gusht, 2022

schedule 22:12 - 17 Gusht, 2022

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme. Burime për Abc bëjnë me dije se është vrarë me armë zjarri Madrit Ulqinaku, pranë një zone të banuar në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”.

Të njëjta burime konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes viktimës dhe disa të rinjve. Pas ngjarjes autori dhe personat e tjerë janë larguar menjëherë, ndërkohë që policia aktualisht ka blinduar zonën.

Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim nga ana e policisë për ngjarjen.

Për çdo detaj Abcnews.al, do ju mbajë të informuar në kohë reale.

/Abcnews.al/