EMRI/ Kolegët e fasonerisë e bullizuan në Tik Tok, nëna e katër fëmijëve në Durrës i jep fund jetës duke pirë fotoksinë

schedule13:23 - 5 Janar, 2024

schedule 13:23 - 5 Janar, 2024

Një profil i hapur ne rrjetin social “tik tok” dyshohet se çoi në aktin ekstrem të vetëvrasjes një 41 vjeçare nga Sukthi.

Bedrie Loka ndërroi jetë në datën 2 janar të këtij viti në spital pasi kishte konsumuar fotoksinë.

41 vjecarja ishte punonjëse në një kompani fasonerie në zonën e Fllakës dhe paraprakisht dyshohet se adresën në rrjetin social që mban foton dhe emrin e saj ja kanë hapur kolegët.

Burime nga policia e Durrësit thanë për ABC News se 41 vjecarja kishte denoncuar rreth një vit më parë ne polici se persona te paidentifikuar i kishin hapur adrese false per ta bullizuar e denigruar.

Për ngjarjen e rëndë policia ka marrë në pyetje të gjithë punonjësit e fasonerisë me qëllim për të zbuluar personin apo personat që kanë hapur adresën fallco. Ndërkohë prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vepren penale “shkaktim vetëvrasjeje”.

Pervec profilit fals ne tik tok prokuroria po heton edhe pista të tjera që mund të kenë çuar në vetëvrasje nënën e katër fëmijëve nga Sukthi.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!