Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit për veprën penale vjedhje me dhunë. Brenda një harku kohor të shkurtër, ky persona u kishte marrë varëset nga qafe tre shtetasve.
Si rezultat i punës intensive të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, u finalizua operacioni policor i koduar “July”, për zbardhjen e disa vjedhjeve me dhunë të kryera gjatë muajit korrik.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë Hasan Zylfa, banues në fshatin Rrashbull, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:
-më datë 01.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 59 vjeçe;
-më datë 14.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 25 vjeçe;
-më datë 16.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 46 vjeçe.

