EMRI/ Iu gjet armë silenciator dhe fishekë në banesë, shpallet në kërkim 46-vjeçari në Vlorë

schedule10:21 - 24 Janar, 2025

schedule 10:21 - 24 Janar, 2025

Një 46-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës. Sipas policisë, 46-vjeçarit, Alush Kallulli alias Alush Taka, gjatë kontrolleve në banesë i janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me krehër me 10 fishekë, një pajisje cilindrike (silenciator) dhe një kuti me 14 fishekë.

“Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ushtruan kontroll në një banesë në lagjen “10 Korriku”, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje.  Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me krehër me 10 fishekë, një pajisje cilindrike (silenciator) dhe një kuti me 14 fishekë.  Arma e zjarrit dhe pajisjet e sekuestruara do t’i dërgohen Institutit të Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.  Shtetasi Alush Kallulli alias Alush Taka, 46 vjeç, që dyshohet se mbante të fshehur armën, në banesën e tij, u shpall në kërkim. Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!