EMRI/ Ishte dënuar me 7 vite burg për trafik narkotikësh, arrestohet 30-vjeçari

schedule09:04 - 31 Tetor, 2022

schedule 09:04 - 31 Tetor, 2022

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, i cili ishte dënuar me 7 vite burg me akuzën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas policisë është vënë në pranga 30-vjeçari Behar Hajdini, i cili ishte dënuar në vitin 2018-të me 7 vite burg, pasi në bashkëpunim me disa persona të tjerë po transportonin 67 kilogram lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Ishte shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, kapet dhe vihet në pranga, nga Komisariati i Policisë Nr. 3, 30-vjeçari i dënuar me 7 vjet burgim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.  

Në Qafë-Shtamë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar shtetasin:

  • Behar Hajdini, 30 vjeç, banues në Krujë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Zallmneri”, të zhvilluar në gusht 2018, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. L., I. S., B. L. dhe E. L., të cilët në bashkëpunim me 30-vjeçarin transportonin 67 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë?️?

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit??

#nëshërbimtëqytetarëve?️??️

/Abcnews.al/