EMRI/ I vihet tritoli lokalit të policit në Shkodër, autorët i djegin edhe furgonin

schedule07:05 - 20 Maj, 2022

schedule 07:05 - 20 Maj, 2022

SHKODËR – I është vënë tritoli një biznesi në qytetin verior të Shkodrës. Gazetari i ABC, Simon Shkreli raporton se biznesi është në pronësi të policit Ndrek Rrasa.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të kësaj të premteje në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Nga sa mësohet, autorët fillimisht i kanë vënë flakën furgonit të Ndrek Rrasës dhe më pas kanë shpërthyer edhe tritolin që i kishin vendosur tek lokali i tij. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!