Emri/ I shpëtoi atentatit në Greqi, identifikohet shqiptari. Pak muaj më parë ishte liruar nga burgu

schedule11:58 - 25 Janar, 2024

schedule 11:58 - 25 Janar, 2024

GREQI- Është zbuluar identiteti i shqiptarit i cili i shpëtoi një atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Kato Ahaia. Ai është Emil Backa, 43 vjeç nga Tirana, por banues në rrugën “Paleologu 8” në Ahaia. I plagosuri nga atentati ka precedentë penalë për çështje droge.

Ai rezulton i liruar nga burgu i Koridhalos në mars 2023 dhe ka dyshime se e vazhdon ende veprimtarinë e tij kriminale.

Sipas policisë, ai është goditur 3 herë me pistoletë nga një automjet tip “Citroen” me xhama të zinj por vetëm një plumb e ka kapur në trup. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Patras./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!