EMRI/ I hapi profile false të miturës dhe e shantazhonte për t’i dërguar foto dhe video intime, arrestohet 27-vjeçari

schedule09:20 - 18 Shkurt, 2024

schedule 09:20 - 18 Shkurt, 2024

Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”.

Benard Çullhaj u vu në pranga pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare.

Çullhaj i kishte hapur profile false në rrjete sociale të miturës dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!