EMRI/ I dënuar me mbi 3 vite burg, arrestohet 38 vjeçari në Elbasan

schedule09:03 - 5 Korrik, 2024

schedule 09:03 - 5 Korrik, 2024

Një 38 vjeçar, i dënuar për tentativë përdhunimi, është arrestuar nga policia e Elbasanit. 38 vjeçari Bekim Skora rezulton i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

“Komisariati i Policisë Elbasan, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Bekim Skora, 38 vjeç, banues në Elbasan, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 6 muaj burgim), për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.”, njofton policia./abcnews.al