EMRI/ I dënuar me burg për falsifikim dokumentesh, arrestohet 50-vjeçari në Dibër

schedule12:18 - 4 Prill, 2024

schedule 12:18 - 4 Prill, 2024

Një 50-vjeçar, i dënuar me 2 vite burg për falsifikim të dokumenteve për zhdoganimin e një automjeti është arrestuar këtë të enjte në Dibër. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Sefer Agasi.

Policia njofton se shtetasi Sefer Agasi do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e dënimit.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Rinas, si dhe pas intervistimit të detajuar të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, u bë ndalimi i shtetasit Sefer Agasi, 50 vjeç.

Gjykata e Dibrës e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”. Në vitin 2016, ai ka paraqitur në PKK Bllatë, dokumente false, me qëllim zhdoganimin e një automjeti.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!