EMRI/ I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet 58 vjeçari në Vlorë

schedule11:29 - 20 Korrik, 2024

schedule 11:29 - 20 Korrik, 2024

Një 58 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Sipas policisë, 58 vjeçari Nikola Mersini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane pasi rezulton i dënuar me 8 vite burgim për trafikim të lëndëve narkotike, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj.

Ai u ndalua në lagjen “10 Korriku”. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi./abcnews.al