EMRI/ I dënuar me 6 vjet burgim, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

schedule15:11 - 19 Korrik, 2024

schedule 15:11 - 19 Korrik, 2024

Marlen Sallahu është arrestuar këtë të premte në zonën e quajtur “Nishtulla” në Durrës.

Mësohet se 50-vjeçari ishte i dënuar me 6 vjet burgim, pasi tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, në vitin 2015, pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas në kërkim kombëtar.

I dënuar me 6 vjet burgim, pasi tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, në vitin 2015, pas një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e DVP Durrës kanë kapur në zonën e quajtur “Nishtulla” dhe kanë vënë në pranga shtetasin:

Marlen Sallahu, 50 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim sepse në vitin 2015, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!