EMRI/ I dënuar me 4 vite burg për falsifikim dokumentesh, 40 vjeçari shqiptar ekstradohet nga Italia

schedule13:02 - 16 Mars, 2024

schedule 13:02 - 16 Mars, 2024

Një 40 vjeçar është ekstraduar nga Italia pasi ishte në kërkim për falsikimin dokumentesh.

Elmir Dashi është dënuar në vitin 2018 nga gjykata e Vlorës për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”, kryer bashkëpunim.

“Gjithashtu, u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë, shtetasi Elmir Dashi, 40 vjeç, pasi në vitin 2018, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”, kryer bashkëpunim.”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!