EMRI/ I dënuar me 14 vjet burgim nga autoritetet italiane, arrestohet 47-vjeçari në Shkodër

schedule11:26 - 1 Qershor, 2023

schedule 11:26 - 1 Qershor, 2023

Policia e Shkodrës ka lokalizuar dhe kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin, 47-vjeçarin Armand Dani (Isai), i dënuar nga autoritet italiane, me mbi 14 vjet burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

47-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novaras, Itali e ka dënuar me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Shtetasi Armand Dani duhet të vuajë nga dënimi total, edhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një 47-vjeçar i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me mbi 14 vjet burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Interpol Tiranës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në lagjen “Dobraç”, kanë kapur dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:

– Armand Dani (Isaj), 47 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

47-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novaras, Itali e ka dënuar me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Shtetasi Armand Dani duhet të vuajë nga dënimi total, edhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!