EMRI/ I dënuar me 12 vite burg, arrestohet 66-vjeçari në Shkodër

schedule09:20 - 21 Mars, 2021

schedule 09:20 - 21 Mars, 2021

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë arrestuar një 66-vjeçar i shpallur në kërkim. Prend Kola është kapur nga sherbimet e Policisë së Shkodrës, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

“Fale bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit  midis Policisë të Tiranës dhe Policisë së Shkodrës, u bë e mundur kapja në Shkodër e 66-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i  vendimit të ndalimit për shtetasin Prend Kola., 66 vjeç, i kapur nga sherbimet e Policisë së Shkodrës, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda”, njofton policia. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!