EMRI/ I akuzuar për drogë, arrestohet 54-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

schedule09:36 - 24 Janar, 2025

schedule 09:36 - 24 Janar, 2025

Shkodër-Vijojnë kontrollet dhe sigurimi i informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka rënë 54-vjeçari Agim Shtyllza, i akuzuar nga autoritetet italiane, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

“Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i  shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, kanë kapur në fshatin Stom Golem, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:    Agim Shtyllza 54 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.”, thuhet në njoftimin e policise.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Prokurori Publik në Torino, në muajin janar 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!