EMRI/ Grup shokësh po festonin në lokal, si ndodhi plagosja në Bajram Curr

schedule18:47 - 6 Janar, 2023

schedule 18:47 - 6 Janar, 2023

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal në qytetin e Bajram Currit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Një grup shokësh të cilët ka qenë duke pirë dhe festuar ndërsa njëri prej tyre ka shkrehur armën aksidentalisht duke plagosur në këmbë njërin prej tyre.

61-vjeçari i plagosur, Din Qeleposhi është dërguar në spitalin e Gjakovës ku po merr mjekimet dhe nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e lokalit, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes.

Grupi prej gjashtë personash janë shoqëruar për veprime të mëtejshme në Policinë e  Tropojës.

Njoftimi i policisë:

Tropojë/Informacion paraprak

Në qytetin e Bajram Currit, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë shtetasi D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!