Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit. Shkëlzen Elmazi, mbrëmjen e së hënës, grabiti bizhuteri floriri në një argjendari në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar.
Arrestimi i tij në flagrancë u kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bizhuteritë e vjedhura./abcnews.al