Policia e Vlorës ka vënë në pranga shtetasin Taulant Rrapaj, 46-vjeç, banues në Tiranë.
46 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Gjykata, pasi është dënuar 1 vit e 2 muaj burgim për veprën penal “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën.
Ky shtetas, në vitin 2021, ka vjedhur mallra të ndryshëm, në një supermarket, në qytetin e Sarandës, ku ishte i punësuar, të cilat më pas i shiste për të përfituar vlera monetare.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Komisariatit Sarandë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Taulant Rrapaj, 46 vjeç, banues në Sarandë.
46-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 22.11.2021, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Ky shtetas, në vitin 2021, ka vjedhur mallra të ndryshëm, në një supermarket, në qytetin e Sarandës, ku ishte i punësuar, të cilat më pas i shiste për të përfituar vlera monetare.r.t/abcnews.al