E tradhtuan kamerat, si u zbulua njëri prej atentatorëve të Bujar Çelës

schedule15:20 - 9 Tetor, 2020

schedule 15:20 - 9 Tetor, 2020

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me identifikimin dhe dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg në mungesë” për Nuredin Dumanin, i dyshuar si njëri prej vrasësve të Bujar Çelës në Elbasan.

Nuredin Dumani
Lexo edhe: I shtrirë në tokë në tentativë për t’u larguar, foto momenti i ekzekutimit të vëllait të Talo Çelës 

“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 20 ditore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 17 Shtator 2020, ku pranë rreth-rrotullimit të Bradasheshit, Elbasan, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi B.Ç..

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin N.D., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”, bën me dije policia.

Abcnews.al mëson përmes burimeve se Dumani është identifikuar nga kamerat e sigurisë teksa qëllonte me një pistoletë ndaj Bujar Çelës.

Dyshohet se Dumani ishte i pari që qëlloi ndaj Çelës.

Dymani dyshohet si vrasësi i vëllezërve Haxhia në Durrës në maj të këtij viti si edhe për një tjetër vrasje në Rrozhinë sëfundmi.

Njoftimi i plotë i policisë

ElbasanZbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 17.09.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi B.Ç.,Shpallet në kërkim autori i dyshuar.Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 20 ditore  zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 17 Shtator 2020, ku pranë rreth-rrotullimit të Bradasheshit, Elbasan, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi B.Ç.,

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin N.D., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit,  vijon puna intesive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim,  si edhe idetifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!