EMRI/ Dyshohet se transportoi Ervis Martinajn, përfundon në pranga polici 28-vjeçar

schedule10:12 - 24 Gusht, 2022

schedule 10:12 - 24 Gusht, 2022

Punonjësi i Policisë Jeton Lami ka rënë në pranga, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Lami, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, është lënë në burg nga gjykata dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Njoftimi:

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, bënë ndalimin e shtetasit J. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, për veprën penale të rrëmbimit të personit, referuar nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 23.08.2022, ka caktuar ndaj shtetasit J. L. masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimet e thelluara rezulton se 28-vjeçari, duke qenë punonjës policie, ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!