Një sherr i çastit ka shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur pas shkrepjes së armëve pranë Poliklinikës së Patosit pak minuta më parë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.
Autori është kapur brenda pak minutave nga policia duke i sekuestruar armën e krimit dhe po punohet për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al