EMRI/ Dhunoi prindërit dhe kërcënoi me hanxhar policët, arrestohet 37 vjeçari në Lezhë

schedule11:54 - 18 Janar, 2025

schedule 11:54 - 18 Janar, 2025

Një 37 vjeçar në Lezhë është arrestuar për dhunë në familje, kanosje dhe kundërshtim të policisë.

37 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe më pas ka kërcënuar me hanxhar efektivët e policisë me qëllim mosarrestimin e tij.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!