Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri që u raportua mbrëmjen e së shtunës në Vlorë.
Abcnews.al mëson se 38-vjeçari i plagosur me armë zjarri është Edison Begaj. 38 vjeçari është qëlluar me 4 plumba në hyrje të banesës së tij dhe bëhet me dije se si si pasojë e plumbave ka mbetur i plagosur në këmbë.
Begaj ndodhet në spital, por nuk dihen ende shkaqet e plagosjes.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/