Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg në Angli pasi u kap me kokainë të “Klasit A”.
I riu Emiljan Filipi ishte ndaluar në janar të 2022 ndërsa po udhëtonte me mjetin e tij, gjatë kontrollit në makinë iu gjet kokainë me vlerë 20 mijë paund.
Pasi doli në gjykatë, Emiljan Filipi u dënua me 4 vjet e gjashtë muaj. Ndërkaq, seanca dëgjimore që pritej të zhvillohej ditën e djeshme pas ankimit të vendimit nga ana e 29 vjeçarit, është shtyrë për dy javë për të bërë të mundur marrjen e një përkthyesi shqiptar.
/Abcnews.al/