Emri/ Bashkia e Shkodrës emëron nënkryetarin e ri, pasuesin e Onid Bejlerit që kandidon në 11 maj

schedule17:22 - 13 Mars, 2025

schedule 17:22 - 13 Mars, 2025

SHKODËR- Bashkia e Shkodrës ka emëruar në postin e nënkryetarit Alban Prekën.

Ky i fundit zëvendëson Onid Bejlerin, i cili ka vendosur të kandidojë në listën e Shkodrës për deputet të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Lajmi bëhet i ditur nga Bashkia e Shkodrës përmes një njoftim në “Facebook”.

“Që nga dita e sotme, në pozicionin e Nënkryetarit të Bashkisë Shkodër është emëruar z. Alban Preka. Ai zëvendëson z. Onid Bejlerin, i cili ka dhënë dorëheqjen për të marrë pjesë në garën për deputet në zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Shqipërisë më 11 maj. Alban Preka vjen në këtë pozicion me një eksperiencë të gjatë në menaxhimin e investimeve dhe pasurive të paluajtshme në Shkodër”, shkruan Bashkia Shkodër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!