EMRI/ Arrestohet në Greqi i shumëkërkuari për vrasje në Shqipëri

schedule09:24 - 7 Tetor, 2020

schedule 09:24 - 7 Tetor, 2020

Pas një bashkëpunimi Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës është arrestuar në Greqi një shqiptar i cilësuar si vrasës dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga në Lamia të Greqisë është Arben Muça, 50 vjeç, banues në Tiranë.

50-vjeçari, në vitin 1998, në Kombinat, Tiranë, në rrugën “Kelmendi”, në afërsi të një bilardoje ka vrarë me armë zjarri M. T. Kështu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Po vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e Muçës drejt vendit tonë.

Njoftimi

Interpol Tirana

Finalizohet me sukses një tjetër bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës

Falë shkëmbimit të informacionit, lokalizohet dhe vihet në pranga në Lamia, Greqi, një i kërkuar për vrasje në Shqipëri.

Në kuadër të bashkëpunimit mes Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dhe Interpol Athinës, pas shkëmbimeve të vazhdueshme të informacioneve të grumbulluara nga Departamenti i Policisë Kriminale për vendndodhjen e një të kërkuari për vrasje, i cili fshihej në territorin grek, ditën e djeshme Policia greke, ka finalizuar kapjen dhe arrestimin e shtetasit shqiptar, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë, konkretisht shtetasin Arben Muça, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Ky shtetas, në vitin 1998, në Kombinat, Tiranë, në rrugën “Kelmendi”, në afërsi të një bilardoje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e shtetasit Arben Muça drejt vendit tonë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!