Një 29 vjeçar, i shpallur në kërkim për drogë, ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.
Mësohet se i riu Romarjo Banushi ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së drogës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al