VLORË- Policia bashkë me forcat RENEA kanë kryer kontrolle të imtësishme në qytetin e Vlorës, ndërsa ka shoqëruar pesë persona. Referuar burimeve, gazetari i ABC News Elton Nika thotë se mes personave të ndaluar është Sentiljano Basho.
Ky i fundit është vëllai i një prej personave problematik të njohur të Selenicës, Tesi Basho, i akuzuar për një sërë krimesh në Itali dhe Shqipëri.
Tesi Basho është dënuar me burg përjetë edhe në Itali për drogë, për armë dhe falsifikime. Pesë personat e ndaluar kanë qenë duke qëndruar në një lokal kur janë pikasur nga Policia.
Autoritetet kanë hyrë në lokal të veshur civilë duke bërë më pas ndalimin e tij. Gjatë aksionit janë sekuestruar dy armë zjarri të tipit pistoletë. Po ashtu kontrolle ka patur në disa banesa në qytetin bregdetar./ n.m.abcnews.al