Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari, për mashtrim kompjuterik e grup i strukturuar kriminal

schedule15:23 - 18 Prill, 2026

schedule 15:23 - 18 Prill, 2026

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pas një urdhri ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në pranga është vënë shtetasi David Prendi, i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas burimeve, arrestimi i tij lidhet me hetimet për call centerin e zbuluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në ambientet e “Atti Tower”, ku dyshohet se kryheshin aktivitete të paligjshme përmes mashtrimeve online.



Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj çështjeje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!