Një aksident ka ndodhur në qendër të Durrësit, në vendin e njohur si Maozeleumi Dëshmorët e Kombit. Mësohet se një automjet ka përplasur punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Gentian Haxholli.
Haxholli ishte duke sensibilizuar trafikun në zonë, teksa u përplas nga automjeti. Si pasojë, ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, blutë kanë shoqëruar për në Komisariat drejtuesin e automjetit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin R. A, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin G. H, (punonjës policie) i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al