EMRI/ Aksident i rëndë në Pukë/ Mjeti përfundon në humnerë, vdes 40-vjeçari

schedule13:32 - 29 Shtator, 2024

schedule 13:32 - 29 Shtator, 2024

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të diel në fshatin Iballë të Pukës. Mësohet se një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë.

Si pasojë, Geg Kola, rreth 40 vjec, drejtues mjeti ka gjetur vdekjen, sipas burimeve policore.

Njoftimi i Policisë:

Mëngjesin e sotëm, familjarët e shtetasit G.K, 34 vjeç, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet me shtetasin G.K, që prej  mbrëmjes së datës 28.09.2024.

34 vjeçari ditën e djeshme kishte shkuar në fshatin Iballë dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë.

Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë shtetasi G.K.

Dyshohet se shtetasi G.K, duke u kthyer me automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe  automjeti ka dalë nga rruga./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!