Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pas denoncimit të thjeshtrës së tij. Ka qenë 25-vjeçarja M. T, ajo që ka denoncuar në komisariatin e Eginas, se njerku i saj, Delin Beqiri, nga Bubullima e Lushnjes, për abuzim seksual prej vitit 2013. Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpati, 50 vjeçe.
Policia menjëherë ka kryer kontrolle në banesat e Beqirit e Shpatës, ku ka gjetur dhe sekuestruar 14 gram marijuanë, 4 thika, 1 pistoletë sportive, 3 peshore, 1 grirës, 3 celularë dhe 15.000 euro. Jashtë banesave janë gjetur të fshehura 1 kg 491 gram marijuanë. Gjithashtu Shpatit i janë sekuestruar edhe 3275 euro. Policia ka sekuestruar si provë materiale edhe të brendshme të 25 vjecares.
Gjatë marrjes në pyetje, 25 vjeçarja tha se ajo kërcënohej nga Delin Beqiri përmes videove që ai kishte gjatë akteve, ndërsa disa herë si shpërblim i jepte para dhe dhurata. Akti i fundit sipas saj, ka ndodhur midis orës 00:00 – 00:30 të 5 marsit, në banesën ku jetonin.
25-vjeçarja ështe dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore ndërsa hetimet i ndjek Prokuroria e Pireut./abcnews.al