Zgjidhen shefat e komisariateve, Proda emëron 48 shefa komisariatesh në 12 qarqe

schedule08:51 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 08:51 - 18 Dhjetor, 2024

Disa javë pas hapjes së garës për pozicionin e shefave te Komisariateve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka emëruar të mërkurën 48 emrat e rinj sipas drejtorive vendore përkatëse.

Emërimet janë bërë në bazë të përzgjedhjes mes oficerëve që kanë dalë ndër më të mirët në procesin e Intervistimit.

Ajo që vihet re është se në 9 komisariatet e qarkut të Tiranës përfshirë dhe atë te policise Rrugore, i vetmi që ka qëndruar brenda qarkut është Besmir Qibini. Ky i fundit nga shef i rrugores është emëruar shef komisariati në Policinë e Kamzës. Ndërsa vendin e tij tek Rrrugorja e ka zënë Roven Zeka, i cili më herët ka drejtuar komisariatin e Elbasanit.

Ndërkohë ndër të vetmit shefa komisariatesh që kanë qenë në detyrë, pozicionin e ka ruajtir Altin Lila, i cili është emëruar shef komisariti në Dibër, ndërsa më herët drejtone komisariatin numër 1. Ndërkohë në vend të tij në këtë komisariat është emëruar Kryekomisar Robert Losha.

Në komisariatin numër 2, është emëruar Ritvan Pali, ndërsa nga shef krimesh  i komisariatit numër 3- Besmir Dervishi ka marrë drejtimin e ketij komisariati.

Në Komisariatin nr. 4 shkon Ervis Gjoshi, i cili per shumë vite ka shërbyer si shef krimesh në komisariatin e kamzës.

Komsiariati nr.6 i është besuar Erdit Rreçeku.

Në Vorë vjen Elton Shahini, nga krimet e Durrësit,ndërsa fush kruja do te drejtohet nga Luan Sinanaj.

Edhe në qarqe janë ndryshuar te gjithë shefat e vjetër me emra të rinjë te dalë nga procesi i garës.

Kujtojmë se në këtë garë për drejtimin e  komisariateve aplikuan 291 kandidatë, por në konkurs hynë 250 prej tyre, pasi një pjesë u skualifikua apo tërhoq.

Në fund vetëm 102 morën më shumë se 70 pikë, që ishte limiti për kualifikim për tu bërë pjesë e përzgjedhjes.

1-Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë:  

-Komisariati i Policisë nr.1, Kryekomisar Robert Losha

-Komisariati i Policisë nr.2, Komisar Ritvan Pali

-Komisariati i Policisë nr.3, Komisar  Besmir Dervishi

-Komisariati i Policisë nr.4, Kryekomisar Ervis Gjoshi

-Komisariati i Policisë nr.5, Kryekomisar Besmir Qibini

-Komisariati i Policisë nr.6, Kryekomisar Erdit Rreçeku

-Komisariati i Policisë nr.7, Kryekomisar Elton Shahini

-Komisariati i Policisë Rrugore, Kryekomisar Roven Zeka

-Komisariati i Policisë Krujë, Komisar Luan Sinanaj

2-Drejtoria Vendore e Policisë Durrës: 

-Komisariati i Policisë Durrës, Komisar Algert Gjonaj

-Komisariati i Policisë Shijak, Komisar Ilia Muça

-Komisariati i Policisë Kavajë, Kryekomisar Luan Hamzallari

3-Drejtoria Vendore e Policisë Berat:

-Komisariati i Policisë Berat, Kryekomisar Behar Caka

-Komisariati i Policisë Skrapar, Kryekomisar Emiljan Pashaj

-Komisariati i Policisë Kuçovë, Komisar Kleant Sevdari

4-Drejtoria Vendore e Policisë Fier:

-Komisariati i Policisë Fier, Kryekomisar Gentian Ali

-Komisariati i Policisë Lushnjë, Kryekomisar Gerald Toska

-Komisariati i Policisë Mallakastër, Komisar Bledar Metaj

-Komisariati i Policisë Divjakë, Komisar Learton Haxho

5-Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë:

-Komisariati i Policisë Vlorë, Kryekomisar Elvis Peza

-Komisariati i Policisë Sarandë, Komisar Gëzim Bashllari

-Komisariati i Policisë Himarë, Nënkomisar Neritan Buzi

-Komisariati i Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci

6-Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër:

-Komisariati i Policisë Gjirokastër, Kryekomisar Edmond Pjetraj

-Komisariati i Policisë Tepelenë, Kryekomisar Ilirjan Demaj

-Komisariati i Policisë Përmet,  Kryekomisar Arjan Dumi

7-Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan:

-Komisariati i Policisë Elbasan, Nënkomisar Fatos Tresa

-Komisariati i Policisë Gramsh, Komisar Krenar Guçe

-Komisariati i Policisë Librazhd, Kryekomisar Elton Halili

-Komisariati i Policisë Peqin, Nënkomisar Bilbil Lita

8-Drejtoria Vendore e Policisë Korçë:

-Komisariati i Policisë Korçë, Kryekomisar Agim Hoxha

-Komisariati i Policisë Pogradec, Komisar Bilal Semanaj

-Komisariati i Policisë Maliq, Komisar Eduart Allushi

-Komisariati i Policisë Kolonjë, Komisar Alket Pashaj

-Komisariati i Policisë Devoll, Komisar Altin Gusho

9-Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë:

-Komisariati i Policisë Lezhë, Komisar Oltion Gjoni

-Komisariati i Policisë Kurbin, Kryekomisar Gentian Hilla

-Komisariati i Policisë Mirditë, Komisar Arben Marku

10-Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër:

-Komisariati i Policisë Shkodër, Kryekomisar Nik Nikollaj

-Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, Kryekomisar Gentian Dedej

-Komisariati i Policisë Pukë, Kryekomisar Liman Topalli

-Komisariati i Policisë Vau i Dejës, Komisar Arif Përgjegji

11-Drejtoria Vendore e Policisë Kukës:

-Komisariati i Policisë Kukës, Kryekomisar Bekim Lika

-Komisariati i Policisë Tropojë, Kryekomisar Sajmir Shkambaj

-Komisariati i Policisë Has, Komisar Astrit Përlesha

12-Drejtoria Vendore e Policisë Dibër:

-Komisariati i Policisë Dibër, Kryekomisar Altin Lila

-Komisariati i Policisë Bulqizë, Kryekomisar Edvin Peçi

-Komisariati i Policisë Mat, Kryekomisar Ervis Sancolli/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!