Një 43-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali. Vladimir Topjana u qëllua me plumb në kokë, pasi u përfshi në një konflikt me disa persona.
Topjana ishte i ulur në një lokal, kur një automjet tip “Audi”, ngjyrë e bardhë, ndaloi para lokalit, ku zbritën dy persona, shkruan Tgcom.
Karabinierët kapën vrasësin e dyshuar, një 30-vjeçar shqiptar, mes Saciles (Pordenone) dhe kufirit me Veneton. Hetimet janë në zhvillim e sipër për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë./abcnews.al