Një 31 vjeçar është ekzekutuar mesditën e së mërkurës në Vlorë. Në kuadër të kësaj ngjarje është vënë në pranga një 44 vjeçar dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpuntorët e tij.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim për vrasjen e Tauland Gjikës, shtetasit Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabriani.
Ndërkohë një ditë më parë vetëm pak pas ekzekutimit të të riut është bërë i mundur kapja e Andi Jonuzaj, i cili u ndalua nga forcat “Shqiponja” në një automjet tip “Ford” me të cilin dyshohet se është larguar autori.
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ Momenti i vrasjes së djalit të ish-policit në Vlorë
Në lidhje me këtë ngjarje këtë mëngjes janë shoqërues edhe 12 persona të tjerë të cilët pas dhënies së dëshmisë janë lënë të lirë.
Tauland Gjikaj, u ekzekutua një ditë më parë në rrugën “Transballkanike” në Vlorë. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një i ri i cili ka dalë nga një makinë duke qëlluar drejt tij. Gjikaj u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë kujtojmë se viktima djali i një ish-polici nuk ishte i panjohur për drejtësinë. Gjithashtu pista kryesore e kësaj ngjarje dyshohet se është prishja e pazareve të drogës mes grupeve. e.su./abcnews.al