Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Vodhën xhiron ditore dhe naftë në dy karburante në Lezhë e Kukës, shpallen në kërkim autorët e dyshuar

schedule12:41 - 23 Janar, 2026

schedule 12:41 - 23 Janar, 2026

Shtetasi Emiljano Nikoll, alias Emiljano Lleshaj dhe shtetasi Aurel Luli janë shpallur në kërkim nga policia e Lezhës pasi nën kërcënimin e thikës ka vjedhur xhiron ditorë dhe një sasi nafte në dy karburante në Kukës e Lezhës.

“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se rreth orës 21:15 të mbrëmjes së datës 21.01.2026 dhe rreth orës 00:30 të mëngjesit të datës 22.01.2026, këta shtetas, duke kanosur me armë lodër pistoletë, dy punonjës të dy karburanteve në autostradën “Milot-Morinë” dhe në aksin “Lezhë–Shkodër”, kanë vjedhur shuma parash (xhiron e turnit) dhe, në njërin prej këtyre karburanteve, kanë marrë edhe një sasi nafte.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!