Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen për vjedhje dhe trafikim të veprave të artit.
Të arrestuarit janë identifikuar nga policia si Pëllumb Leka 53 vjeç dhe Emanuel Çaço 56 vjeç.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ata janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Bishti I Zhurit në Rrogozhinë, duke lëvizur me një automjet Brenda së cilës u gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme.
53-vjeçari Pëllumb Leka, duke përfituar nga fakti se ishte I punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si roje dhe herë si ndihmës, siguronte statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme në qytetet e Fierit, Beratit dhe Gjirokastrës.
Më pas, në bashkëpunim me 56-vjeçarin Emanuel Çaço, I trafikonin me qëllim përfitimin monetary.
Një pjesë të statujave dhe ikonave ua shisnin shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali I Zi, kundrejt vlerave që varionin nga 10 mijë deri në 20 mijë euro.
Policia vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, ndërsa materialet procedurale I kaluan prokurorisë për veprën penale Trafikimi I veprave të artit dhe kulturës./abcnews.al