Katër persona, mes tyre dy vëllezër shqiptarë, janë arrestuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Ken me akuzën e trafikimit të emigrantëve drejt Britanisë së Madhe.
Oficerët e policisë bazuar në infiormacione të marra në rrugë operative i kishin vënë në përgjim dhe i kapën në momentin që po dorëzonin të katër emigrantët shqiptarë.
Shtetasit shqiptarë të moshës 20 dhe 35 vjeç, zbritën nga një kamion rreth orës 8 të mëngjesin të së premtes.
Ndërkohë vëllezërit shqiptarë Arben Çakiçi, 48 vjeç dhe Astrit Çakiçi, 37 vjeç, të cilët jetonin ilegalisht në Londrën lindore, akuzohen për lehtësimin e hyrjes ilegale në Mbretërinë e Bashkuar dhe posedimin e një arme zjarri.
Ndërsa drejtuesit e kamionit, Ionut Colibei, 34 vjeç dhe Valerica Prutearu, 41 vjeç, u akuzuan për lehtësimin e hyrjes së paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Pritet që të katërt të arrestuarit të paraqiten përpara Gjykatës ditën e hënë.
n.d./abcnews.al