Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në Durrës. Tre vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Falë ndërhyrjes në kohë nga ana e autoriteteve, është bërë e mundur përshkallëzimi i këtij sherri që mund të sillte pasoja për jetën.
Në pranga janë vënë vëllezërit Luan, Andrea dhe Ylli Përkeqi.
Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, njëri prej vëllezërve, Andrea Përkeqi ka dëmtuar me thikë gomat e një automjeti tip furgon, dhe më pas është konfliktuar fizikisht me dy vëllezërit e tij, Luan dhe Ylli Përkeqin. Gjatë konfliktit ka përdorur sende të forta dhe thikë, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar në dorë Ylli Përkeqi, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Andrea Përkeqi, policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, katër karikatorë për pistoletat, një silenciator të pamontuar dhe fishekë luftarakë. Gjithashtu, u sekuestrua dhe mjeti prerës (thikë) i përdorur gjatë konfliktit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/