EMRAT/ Transportonin emigrantët e paligjshëm, arrestohen 5 të rinj në Gjirokastër

schedule12:41 - 22 Nëntor, 2024

schedule 12:41 - 22 Nëntor, 2024

Pesë të rinj janë arrestuar në flagrancë nga policia e Gjirokastrës.

Mësohet se Mateo Bërdufi, Anxhelo Tupi, Ilir Çapja, Jurgest Selmani, akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim; Ndërsa, Daniel Kormaku për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Të rinjtë nuk i janë bindur shenjës së bërë nga shërbimet e Policisë për të ndaluar, por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen dhe kanë braktisur automjetin, pasi në automjetin e tyre kishin disa emigrantë nga vendet e treta që po i transportonin në drejtim të Shkodrës me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Malit të Zi.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, Sektorin Operacional, DVP Fier dhe me Prokurorinë Gjirokastër, operacioni i koduar “Turn”, për goditjen e një rasti të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohen në flagrancë pesë shtetas.

Sekuestrohen 3 automjete dhe 5 celularë.

Gjatë operacionit, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u arrestuan  shtetasit:

– M. B., 19 vjeç, A. T., 28 vjeç, J. S., 20 vjeç, I. Ç., 28 vjeç, të katër banues në Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shtetasit I. Ç., dhe J. S., nuk i janë bindur shenjës së bërë nga shërbimet e Policisë për të ndaluar në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit-Tepelenë”, por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen dhe kanë braktisur automjetin, pasi në automjetin e tyre kishin disa emigrantë nga vendet e treta që po i transportonin në drejtim të Shkodrës me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Malit të Zi.

Menjëherë, shërbimet e Policisë iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat i koordinimit me DVP Fier, në vend e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”,  është mundësuar kapja e tyre dhe i shtetasit D. K., i cili po ndihmonte shtetasit I. Ç., dhe J. S., që të largoheshin, duke i transportuar me automjetin e tij, pas braktisjes së automjetit të tyre që transportonin emigrantët.

Ndërsa shtetasit A. T., dhe M. B., qarkullonin me automjetin tip “BMW”, për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar shtetasit I. Ç., dhe J. S., për prezencë të shërbimeve të Policisë.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!