Të shtënat me armë ndaj policisë, kush janë dy të rinjtë që u plagosën në Elbasan

schedule14:40 - 24 Shtator, 2020

schedule 14:40 - 24 Shtator, 2020

A.K. 21 vjeç dhe L.S. 22 vjeç janë të plagosurit e sotëm nga plumbat që zbrazi mbi policinë Lefter Zhidru, 71 vjeç.

Sipas policisë ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, të plagosur lehtë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e sotme rreth orës rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori” të qytetit të Elbasanit.

Ndërkohë Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

Sakaq forcat RENEA kanë mbërritur në vendngjarje ku janë pozicionuar për të neutralizuar 71 vjecarin.

N.D./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!